Mesfushori italian, Zaniolo, ka fituar besimin e Jose Mourinhos.
Zaniolo ka shkëlqyer në fitoren e djeshme të Romës ndaj Zorya Luhansk në kuadër të Conference League duke realizuar një gol në fitoren 4-0, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori i Romës pranoi se vendimi i Mourinhos për ta lënë në stol e bëri atë të reflektoi.
“Më shumë se për mua, ishte një fitore e rëndësishme për ekipin. Nuk ishte një situatë e lehtë, por ne jemi të sigurt tani që të paktën do të vazhdojmë në garë”.
“Ulja në stol më bëri të reflektoj, pranova vendimet e trajnerit. Më pëlqen të jem nën presion dhe të jap përgjigjen time në fushë”.
“Mourinho më mësoi të mos kënaqem me një paraqitje të mirë, se ne duhet të kërkojmë gjithmonë më shumë nga vetja dhe të vazhdojmë të përmirësohemi”, tha Zaniolo.
/GazetaBlic Sport/


