Sporti

Zanetti për shortin e Interit në Ligën e Kampionëve: “Atletico Madrid është një ekip i vështirë, na presin dy ndeshje të mira”

12/18/2023 12:40
nga:Lorik J

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, komentoi për Sky Sport shortin e Interit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Interit do të përballet kundër Atletico Madridit në fazën e eliminimit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Atletico Madrid është një ekip i vështirë për t’u përballur. E njoh shumë mirë Simeonen, ai është shok i imi dhe ka qenë shok skuadre. E di se si i përgatit ndeshjet, do të ketë dy ndeshje të mira mes dy skuadrave të mira”, tha fillimisht Zannetti.

“Kishte shumë skuadra të shkëlqyera, në momentin që përfunduam në vendin e dytë e dinim se mund të na ndodhte një short i ndërlikuar. Ne e dimë historinë dhe kulturën e Atletico Madridit, ne e dimë se çfarë kërkon Simeone nga ekipet e tij. Por edhe ne do ta përgatisim sa më mirë, jemi në gjendje të luajmë dy ndeshje të shkëlqyera, do të jemi gati”, shtoi argjentinasi.

“Do të jenë dy ndeshje të balancuara mes dy skuadrave që po bëjnë mirë dhe kanë lojtarë të mirë. Ka kohë, shpresa është që forma e Interit në shkurt të jetë e ngjashme me atë aktuale”.

/GazetaBlic Sport