Sporti

Zanetti me fjalë të mëdha për ish bashkëlojtarët e tij, zbulon sulmuesin më të rrezikshëm

11/05/2021 20:40
nga:E K

Zëvendëspresidenti dhe ish-lojtari i Interit, Javier Zanetti, ka zbuluar se kush ka qenë sulmuesi më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij të gjatë.

Zanetti, gjatë një interviste kishte fjalë të mëdha për shumë nga ish bashkëlojtarët e tij, si Ronaldo Nazario, Heran Crespo dhe Diego Milito, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ronaldo, fenomeni, mund të ndryshonte lojërat nga një moment në tjetrin. Më kujtohet edhe një tjetër i quajtur “Armë vdekjeprurëse” që ishte Hernan Crespo. Një golashënues i mrekullueshëm. Diego Milito ishte gjithashtu vendimtar për ne për të fituar Ligën e Kampionëve”, tha Zanetti.

/GazetaBlic Sport/