Sporti

Zanetti: Kurrë nuk kemi tentuar ta transferojmë Messin

12/04/2021 08:45
nga:Mergim Rreci

Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti, mohoi se ishte e vërtetë që ata kishin tentuar të nënshkruanin me Lionel Messin.

Ai tha se klubi madje as nuk e mendonte largimin e Messit nga Barcelona, por edhe se klubi ishte në një situatë të vështirë ekonomike, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jo. kurrë. E vërteta është se ne kurrë nuk i jemi afruar nënshkrimit të Messit. Pas pandemisë klubi ishte në një situatë të vështirë ekonomike. Përveç kësaj, askush nuk mendoi se ai mund të largohej nga Barcelona. Ishte një surprizë për të gjithë. Unë jam i lumtur për të. Kohët e fundit kam qenë me Messin në Paris. Ai e donte këtë moment më shumë se kushdo dhe e meriton”, tha kreu i Nerazzurrëve, duke folur për ESPN.

/GazetaBlic Sport/