Zana Avdiu ishte e ftuar sonte në emisionin “FUSHATa”. Gjatë diskutimit, ajo u pyet se nëse do ta votonte Granit Xhakën, nëse ky i fundit do të kandidonte si deputet në radhët e PDK-së.
Ajo u përgjigj, duke thënë se Xhaka do ta kishte votën e saj, por jo edhe babai i tij.
“Granit Xhaka nuk e ka kërcënuar Zanën, por babai i Granit Xhakës. Që i bie, se unë mund të kem probleme me babain e tij, por assesi me Granitin. Pra, do ta kisha votuar Xhakën”, ka thënë ajo.
Zana Avdiu publikisht e kishte kritikuar Granit Xhakën për gjestin e tij ndaj Serbisë, në Kupën e Botës 2022, gjë që kishte shkaktuar debat të madh në opinionin futbolldashës dhe jo vetëm.