Sonte është zhvilluar ndeshja e parë kualifikuese e Ligës së Kampionëve mes Ballkanit dhe Zalgiris.
Skuadra kosovare debutoi në garat evropiane, duke arritur një barazim 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje dominuar nga skuadra kosovare, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 15-të. Ishte Nazmi Gripshi ai që shënoi gol të bukur nga një distancë e madhe.
Megjithatë, Buff barazoi shifrat 10 minuta më pas, duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Kishte shumë raste të tjera të krijuara për gol, por që mungoi konkretizimi i duhur tek futbollistët e Ilir Dajës.
Ndeshja kthyese zhvillohet të martën e ardhshme dhe fillon në ora 18:00.
/GazetaBlic Sport/


