Showtime

Zaimina Vasjari, shfaqet mahnitëse në fotosesionin e shtatzanisë

12/20/2021 09:11
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria Zaimina Vasjari, është njëra nga artistet më tërheqëse sa i përket pamjes fizike.

Së fundmi ajo ka postuar disa fotografi, ku tregon se është në pritje të fëmijës së dytë një djali, kurse vajza e saj Khloe duket se është mjaftë e lumtur nga reagimet në fotot që këngëtarja ka postuar në Instagram, shkruan GazetaBlic.

Vogëlushja duket e surprizuar dhe e lumtur kur e sheh në ekran vëllaun e saj të vogël./GazetaBlic/