Showtime

Zaimina Vasjari për Shën Valentin publikon fotosesionin më të ëmbël

02/14/2022 20:20
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, gjithmonë është në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj tejet unike.

Kësaj here ajo për Shën Valentin, ka publikuar një fotosesion ku ka theksuar barkun e saj të rrumbullakosur dhe duket shumë tërheqëse, shkruan GazetaBlic.

Zaimina përmes një postimi në Instagram, fotosesionit i ka bashkangjitur edhe një dedikim të ëmbë:”“Kete Shen Valetin ta dedikoj ty zemra ime e vogel, qe rreh brenda trupit tim. Je Shen Valentini me i bukur i jetes time dhe me i vecanti. Dhe pak dite po na ndajne, mezi pres te te kem ne krahe engjell i vogel.”/GazetaBlic/