Lajme

Zaimi: Kandidatët e PDK-së s’po e përmendin fare PDK-në

10/08/2021 16:29
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka thumbuat kandidatët e PDK-së për kryetar komune.

Ai ka theksuar se atyre po u vjen turp ta përmendin emrin e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Çka u bë kështu në këtë fushatë, Uran Ismajli po pretendon se nuk është i PDK, Bedri Hamza po pretendon se nuk është i PDK, Agim Aliu po pretendon se nuk është i PDK.

As në poster e billboard nuk po e përmendin partinë e tyre se u vjen turp.

Ma keni lënë Ushtarin e Rrugës vetëm…