Ish-deputeti Zafir Berisha vlerëson se nuk pret diçka të veçantë nga takimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër.
Berisha theksoi se pranimi i planit evropian dëmton perspektivën e Kosovës.
“Po unë mendoj se takimi i sotëm në Ohër është në mesin e takimeve të radhës që tash e 12 vjet dhe nuk është që pres diçka të veçantë nga ky takim, pas dy palët janë shumë larg në këtë rast, veçanërisht Serbia. Kosova përmes Albn Kurtit faktikisht ka pranuar planin evropian, një plan i cili është tepër i disfavorshëm për Kosovën, veçanërisht dy pikat e saj. Mendoj se pranimi i këtij plani dëmton perspektivën e Kosovës sepse këtu nuk po flitet për një marrëveshje midis gjermanëve dhe francezëve, por po flitet për një marrëveshje midis shqiptarëve e serbëve”, ka thënë Berisha.


