Lajme

Zafir Berisha: Po vërtetohet se Gjykata Speciale është e themeluar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë

04/10/2025 10:51
nga:Genita C

Zafir Berisha nga NISMA, ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një “mostrum politiko-juridik” të krijuar nga Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se përdorimi i termit “Kosovë e Metohi” nga kjo gjykatë është një provokim ndaj institucioneve të Kosovës dhe një thirrje për rikthimin e ndikimit serb.

“Kosovës si Kosovë e Metohi i referohet Serbia, përdorimi i këtij termi edhe nga Gjykata Speciale, që është themeluar me shantazhe, është thirrje në ndërgjegjen e vrarë të institucioneve të vendit,” tha Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i Kosovës, nëse funksionalizohet, duhet të marrë masa për mbrojtjen e identitetit shtetëror. “Pasi nuk kemi presidencë as qeveri, Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë në seancat e para për mbrojtjen e identitetit shtetëror,” përfundoi Berisha.