Kandidati i Nisma-s Socialdemokrate, Zafir Berisha përfundimisht sot në mesditë do të vendosë se kë do ta përkrah në zgjedhjet e 14 nëntorit në Prizren.
Në garën e balotazhit të 14 nëntorit, janë Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës.
Gazeta Blic ka kontaktuar me Berishën i cili ka konfirmuar se sot përfundimisht do të dalin si subjekt politik me qëndrimin se cilin kandidat ky subjekt politik në Prizren do ta mbështes.
“Në orën 12 kemi mbledhjen e kryesisë për të vendosur. Do të njoftoheni me kohë për lëvizjet që Nisma në Prizren do të bëjë”, ka thënë shkurt ai pa dhënë detaje se votuesit e kësaj partie në Prizren do të votojnë me 14 nëntor.
Aktualisht në Prizren është shumë gara e ngushtë në mes të parit dhe të dytit.
Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë qytet ka dalur e treta por që tashmë ka një qëndrim publik e zyrtar në Prizren.
Ata kanë marrë vendim që “mos të përzihen” në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor.
Tash për tash në prizren nuk ka ndonjë marrëveshje të madhe së paku publike, ndërmjet partive që kanë qenë në garë në Prizren se kush kë do ta përkrah.
Gjithçka që dihet është se Mytaher Haskuka, ka bërë marrëveshje me partinë e Emilja Rexhepit, që aktualisht është në koalicion në qeverinë Kurti e që mban pozitën e zëvendës kryeministres për komunitetet.