Kandidati për deputet nga radhët e NISMA, Zafir Berisha sot ishte në Poslishtë për të kërkuar mbështetje nga qytetarët.
Berisha thotë se me votimin e koalicionit të tyre AAK-NISMA do ta shpëtojnë Kosovën, teksa do ta pensionojnë Albin Kurtin, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i tij në Facebok:
“Në Poslishtë të Vërrinit për të kërkuar mbeshtetje si në kohë të vështira, për ta shpëtuar Kosovën, duke votuar koalicionin e veprave të mëdha me nr 137, por për ta shpëtuar edhe Albin, duke penzionuar me 9 shkurt, duke ja dhën mundësin dhe hapësirën me u trajtu te mjeku… i cili në bazë të paraqitjeve është bërë për gjynah!
Si deputet i Kosovës, garantova se ashtu siç e kemi nxerrën vendin nga hiri dhecrrënojat e luftës dhe e kemi rindërtu, ashtu do ta nxerrëm edhe nga terri energjetik.
Së bashku ja dalim”, shkruan Berisha në Facebook.
/GazetaBlic