Lajme

Zafir Berisha: Koalicioni për Kosovën Fituese do ta nxjerrë vendin nga terri me projekte të mëdha

01/23/2025 19:24
nga:G C

Kandidati i Koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, me numrin 14 gjatë një takimi në Vlashnje, theksoi se me numrin 137, plani i koalicionit përfshin anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për sigurinë e qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Ai kritikoi dështimin e qeverisë aktuale në ofrimin e energjisë, duke theksuar se lokalitetet si Vlashnja dhe Vërrini po vuajnë më shumë nga kjo krizë.

“Ne do të nxjerrim Kosovën nga terri me projekte të mëdha që të tjerët nuk guxojnë t’i realizojnë,” tha Berisha.

E plotë, pa ndërhyrje:

Sot, në fsh Vlashnje takuam mbështetës të Koalicioni për Kosovën Fituese me nr 137, i cili ka një plan të qartë për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektivin për ta anëtarësuar Kosovën në NATO, duke siguruar stabilitet dhe siguri për qytetarët e saj.

Vlashnja dhe fshtërat e Vërrinit e Lumës janë lokalitete në Kosovë që më së shumëti po e përjetojn në lëkurën e tyre mafin energjetike të regjimit aktual, duke qëndruar në terrë me ditë e javë, por edhe gjatë festave!

Prandaj premtova se vendosmëri do të insistojm që Kosovën ta mxerrim nga terri me projekte të mëdha, që të tjerët nuk kanë guxim për me i bër.