Lajme

Zafir Berisha: Ftesa e Albinit për LDK-në është djallëzore

5 ditë më parë
nga:G C

Zafir Berisha nga NISMA ka komentuar ftesat e Albin Kurtit drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për takim, raporton GazetaBlic.

Sipas Berishës, ftesa e Kurtit është djallëzore, pasi siç thotë ai, votuesit e LDK-së janë target i Kurtit.

E plotë:

Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore!

Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thën jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë.

Jo rastësisht i ka bër ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e pregaditë me qu Kosovën.