Ish komandanti i luftës së UÇK në zonën operative të Pashtrikut, Zafir Berisha ka reaguar për rezolutën që u votuan në Kuvendin e Kosovës e që dënon agresionin rus mbi Ukrainën, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se miratimi i kësaj rezoluta është “OK”, por këtë e ka lidhur edhe me luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke akuzuar partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, e që sipas tij ata nuk e njohin këtë luftë.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Rezoluta e Kuvendit të Kosovës në mbështetje të luftës për liri në Ukrainë, është OK,
Edhe më OK do të ishte sikurse ministrat, antarët e kabinetit qeveritar e deputet të sektit në pushtet, ta njohin luftën për liri të UÇK-së, e mos ta akuzojnë ( me prapagandën serbe) si terroriste siç ka ndodhur deri sot , duke i fërkuar duart për padrejtësit që ju bëhen luftëtarve të UÇK-së në gjykatën e Hagës.
Për vite të tëra propaganda serbo-ruse kundër luftës dhe luftëtarve të UÇK-së, me shpifje, linçime e dosje të montuara është përdorur nga një pjesë e pushtetarve aktual për llogari të politikës ditore, pa e llagaritur mirë se çfarë dëmi po i bëhet shtetit të Kosovës, i cili themelet i ka te vlerat e rezistencës për liri, që kulmoj me luftën titanike të UÇK-së.
Disa duhet njē udhë e dy punë, duke njohur luftën pë liri nē Ukrahinë, është mirë me njohtën edhe luftën e UÇK-së për lirin e Kosovës!!!


