Lajme

Humbi zgjedhjet: Zaevi jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së

10/31/2021 22:39
nga:Q R

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev./Alsat M.

“Forcat serbe i kanë djegur të gjallë dhe përdhunuar fëmijë” – përplasja e Bill Clinton dhe presidentit rus Boris Yeltsin për Kosovën në 99-ën