Lajme

Zaev: Në tragjedinë në Bullgari është shuar një familje e tërë

11/23/2021 09:40
nga:M K

Kryeministri Zoran Zaev duke folur për tragjedinë në Bullgari tha se në mesin e viktimave ka një familje të tërë si dhe dy shtetas të huaj, një me shtetësi të Belgjikës dhe një të Serbisë.

Ai tha se ka biseduar me njërin nga udhëtarët i cili ka thënë se të gjithë kanë qenë duke fjetur në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, shkruan Shenja.

Tre prej tyre kanë arritur që të thyejnë xhamin dhe disa kanë arritur që të shpëtojnë.

Lidhur me shkaqet për aksidentin, Zaev tha se do të lejojë që autoritet e Bullgarisë të kryejnë hetimet lidhur me aksidentin dhe tha se, shteti maqedonas do të jetë falënderues autoriteteve bullgare nëse arrijnë që zbulojnë arsyet e aksidentit dhe të njëjtat do t’i ndajnë me qytetarët e Maqedonisë.