Euro2024

Zaccagni: Goli më i bukur i karrierës time, tani mendojmë për Zvicrën

06/25/2024 14:00
nga:Mergim Rreci

Mattia Zaccagni ishte heroi i Italisë në ndeshjen kundër Kroacisë, me kampionët e Europës që falë barazimit 1-1 siguruan vendin e dytë në Grupin B dhe kualifikimin.

Pas ndeshjes, Zaccagni tregoi emocionet e tij për golin, por edhe kualifikimin.

“Jam shumë i lumtur, ishte një mbrëmje e veçantë. Jam i lumtur për veten dhe ekipin, por edhe për tifozët. Nuk ishte aspak një grup i lehtë. Sapo mbaroi ndeshja po dëgjoja krahasimet me golin e Del Piero-s dhe kjo është fantastike, unë jam rritur duke e parë dhe këto fjalë janë të mrekullueshme për mua. Për mua ky është goli më i rëndësishëm i karrierës. Tashmë shohim përpara, na pret Zvicra dhe le të shkojmë në atë sfidë për të luajtur gjithçka” – tha Mattia Zaccagni.