Sporti

Zabërgja pas transferimit tek Gjilani: Jam shumë i lumtur, do të jap maksimumin për këtë fanellë

06/23/2022 22:05
nga:Mergim Rreci

SC Gjilani e ka zyrtarizuar transferimin e Baton Zabërgjës.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

21 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e KF Drenica dhe është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është shumë i lumtur me transferimin tek skuadra e Gjilanit, duke qenë se është një ekip serioz me plot vlera.

Jam i lumtur me transferimin tim në Gjilan, duke qenë se është një ekip serioz dhe plot vlera.Në kompeticionet evropiane synojmë të shkojmë sa më lart, duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që kemi. Nga vetja ime do të jap maksimumin për këtë fanellë dhe për tifozerinë e “zjarrtë” ‘Skifterat’, tha ai.

/GazetaBlic Sport/