Enis Zabërgja është njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit kosovar.
Shumë paraqitje me disa skuadra të ndryshme, shumë trofe të fituar dhe shumë histori për më shumë se dy dekada, Zabërgja vendosi të pensionohej si një kampion i vërtetë.
Në një rrëfim ekskluziv për ‘Expose‘, prodhim i ‘GazetaBlic’, ndër të tjera, ai u deklarua edhe për partneritetin e madh që kishte me një tjetër ish futbollist të jashtëzakonshëm, Mentor Zhdrellën.
Kjo dyshe u veçua për lojën e bukur, aksionet fantastike dhe golat spektakolar tek skuadra e Hysit, atje ku fituan titullin kampion dhe Kupën e Kosovës.
“Tek Hysi sa kam qenë tandemin më të mire e kam pas me Zhdrellën, mendoj që asi tandem s’do ketë më në futbollin e Kosovës, ishim dyshe që e njihnim përmendsh njëri-tjetrin, me sy mshel e kemi dit se çka dojmë ne dy, jemi kuptu shumë mirë. Zhdrella më ka kuptuar më së shumti në futbollin tim.
Tek Trepa kam pas tandem me Emin Baliqin, ma ka kuptu mirë futbollin, kurse tek Hajvalia kam qenë tandem i mirë me Fillim Guraziun e Semir Zenelin”, tha Zabërgja.
/GazetaBlic Sport/


