Etnik Brruti u grumbullua për kombëtaren shqiptare në ndeshjet e marsit, megjithatë ai nuk u përfshi në ekip as për duelin me Anglinë, e as sonte ndaj Andorrës.
Brruti nuk mund të debutojë dhe për këtë çështje ka folur edhe ndihmës trajneri i kombëtares kuqezi, Pablo Zabaleta, shkruan GazetaBlic Sport.
“Jemi shumë të lumtur me të. Sylvinho i pëlqen lojtarët majtakë, ai është shumë i mirë teknikisht, por i duhet kohë”, tha Zabaleta për emisionin Kuqezi.
Kujtojmë se Shqipëria dhe Andorra luajnë nga ora 20:45, në ‘Air Albania’.
/GazetaBlic Sport