Sporti

Zabaleta: Është e mrekullueshme si tifozët shqiptarë na përcjellin kudo në ndeshjet si mysafir, duam fitoren sonte

11/13/2025 20:22
nga:Lorik J

Ndihmës trajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta thotë se sonte do ta respektojnë Andorrën, por edhe veten në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

“Ne e respektojmë Andorrën dhe veten tonë. Shehu e Asllani po luajnë mirë bashkë, poashtu edhe Berisha është në top formë me Leccen, por sonte kemi lojtarë në bankë nëse na duhet impakti i tyre në pjesën e dytë”, tha Zabaleta në SuperSport.

Ai më pas lavdëroi tifozët shqiptarë që e mbushën një pjesë të stadiumit sonte.

“Jemi të fokusuar vetëm tek ndeshja jonë sonte, duam fitoren dhe të luajmë mirë, nuk do jetë lojë e lehtë.  Është e mrekullueshme si tifozët shqiptarë na përcjellin kudo në ndeshjet si mysafir, do munohemi të fitojmë për ta sonte dhe për të gjithë që na ndjekin nga televizori”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport