Edon Zhegrova ka bërë një transferim të madh tek skuadra e Juventus.
Sulmuesi kosovar do të veshë fanellën e skuadrës së madhe italiane, duke bërë një lëvizje të madhe në karrierën e tij.
Zhegrova ka firmosur kontratë deri në qershor 2030 dhe konsiderohet si një nga afrimet më të rëndësishme të Juventusit në këtë afat kalimtar.
Njëri ndër trajnerët e tij të parë në Kosovë, Gazmend Haliti, tha se u emocionua shumë me transferimin e Edonit dhe sukseset e vazhdueshme që po arrin në karrierë.
Haliti tha se pret që Zhegrova të ambientohet mirë në Serie A dhe të tregojë vlerat e tij, duke theksuar që invidiualisht ka qenë gjithmonë në nivel të lartë.
Krejt në fund, ai tha se nga përfitimet që kanë skuadrat kosovare nga shitja e Zhegrovës, duhet të përfitojnë edhe ish trajnerët e tij, gjë e cila nuk po ndodh.
Ai tha se pret që Prishtina të veprojë dhe të shpërblejë financiarisht trajnerët e tillë, sepse do të ishte stimulim për të nxjerrur edhe talentë të tjerë në të ardhmen.
/GazetaBlic Sport/


