Sporti

Stuhia në Miami kërcënon Skoci – Brazil, ndeshja në dyshim për shkak të motit ekstrem

06/24/2026 18:41
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e Grupit C në Kupën e Botës mes Skocisë dhe Brazilit rrezikon seriozisht të ndërpritet ose shtyhet për shkak të një stuhie të fortë me bubullima që pritet të godasë Miami-n në orën e takimit.

Sipas parashikimeve, kushtet atmosferike mund të jenë problematike gjatë orës 17:00 lokale (00:00 CET), kur është planifikuar fillimi i ndeshjes, transmeton GazetaBlic Sport.

Rregullat e sigurisë parashikojnë ndërprerje automatike nëse rrufeja bie brenda një distance të caktuar nga stadiumi, ndërsa loja mund të rifillojë vetëm pas 15 minutash pa aktivitet elektrik në zonë.

Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe më parë në turne, si në ndeshjen Francë – Irak, e cila u pezullua për shkak të stuhisë dhe u vonua për rreth dy orë.

Trajneri i Skocisë, Steve Clarke, ka bërë të ditur se ekipi është i përgatitur edhe për skenarë të mundshëm shtyrjeje.

Skocia ka nevojë për të paktën një pikë për kualifikim, ndërsa Brazili synon ta mbyllë grupin me fitore.

/GazetaBlic Sport/