Sporti

Situatë alarmante tek Real Madrid, Tchouameni e dërgon Valverden në spital

05/07/2026 16:06
nga:Mergim Rreci

Atmosfera në kampin e Real Madridit raportohet të ketë qenë tejet e tensionuar gjatë seancës stërvitore të zhvilluar sot, ku protagonistë të një incidenti u bënë përsëri Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë, gjithçka nisi në momentin kur Valverde refuzoi t’i shtrëngonte duart mesfushorit francez në fillim të stërvitjes. Situata, e cila fillimisht u perceptua si një moment i ftohtë mes dy lojtarëve, u përshkallëzua shpejt në një përplasje më serioze, transmeton GazetaBlic Sport.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se incidenti nuk ishte provokuar nga Tchouameni, ndërsa tensioni mes palëve degjeneroi në kontakt fizik. Pas përplasjes, Valverde raportohet se mori një goditje të rëndë, çka detyroi stafin mjekësor të ndërhynte menjëherë dhe lojtari u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme.

Deri tani, klubi madrilen nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen, ndërsa mbetet e paqartë gjendja e plotë shëndetësore e uruguaianit dhe nëse incidenti do të ketë pasoja disiplinore brenda skuadrës.

/GazetaBlic Sport/