Kaosi është instaluar në Amerikën e Jugut dhe në kualifikuese e CONMEBOL për Kupën e Botës 2022. Pretendohet se Ekuadori, i cili ka siguruar kualifikimin direkt me vendin e 4-t (pas Brazilit, Argjentinës dhe Uruguait), ka përdorur një lojtar me kombësi kolumbiane.
Shtypi kolumbian zbulon certifikatën e lindjes, që tregon se lojtari ka lindur në Tumaco, në qytetin Nariño, në kufirin mes Ekuadorit dhe Kolumbisë. Tashmë në janar 2019, Byron Castillo, lojtar i Barcelonës Guayaquil, ishte në telashe me drejtësinë, për shkak të dokumenteve për falsifikimin e identitetit, përcjell GazetaBlic Sport.
Prandaj dhe Federata e Futbollit të Ekuadorit nuk ka në dispozicion asnjë dokument, që vërteton natyralizimin e lojtarit dhe rrjedhimisht mundësinë për të luajtur për ekipin kombëtar.
Për shkak të përdorimit të parregullt të Castillos, Ekuadori mund të humbasë të gjitha pikët që ka fituar në tetë ndeshjet në të cilat futbollisti ka luajtur, kundër Kilit, Bolivisë, Argjentinës, Uruguajit dhe Paraguajit.
Nëse kjo ndodh, Ekuadori do të bjerë në fund të klasifikimit dhe do të jetë Kili ai që kualifikohet drejtpërdrejt.
? Ecuador will be banned from this year's World Cup in Qatar as a lawyer claims that one of their players, Byron Castillo, has falsified documents and is actually Colombian. Chile will be annouced as their replacements. @AztecaDeportes ???
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) June 8, 2022


