Sporti

Përplasja në zhveshtore, zbulohet biseda e ashpër mes Donnarummas dhe Neymar

03/10/2022 09:30
nga:Mergim Rreci

Donnarumma dhe Neymar kanë pasur një diskutim të fortë që mund të shkaktonte një përplasje fizike mes tyre.

Gjithçka nisi mesa duket kur Neymar qortoi portierin për gabimin e tij në golin që përfundoi me golin e Benzemas, i cili ishte ai që i bëri presion italianit, ai humbi topin dhe pasi Vinicuis asistoi, francezi shënoi, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri nuk e mbylli gojën dhe i kujtoi brazilianit se goli i dytë i Madridit erdhi nga humbja e topit nga ai. Diskutimi mes të dyve u përshkallëzua derisa për pak sa nuk u përplas dhe ata që ndodheshin në ato momente në dhomat e zhveshjes ndërhynë për të mos eskaluar gjërat.