Sporti

Zyrtare: Shkëndija zyrtarizon sulmuesin gabonez, Fahd Ndzengue

01/08/2026 12:48
nga:Mergim Rreci

Pak minuta më parë përmes një video spoti, Shkëndija ka prezantuar sulmuesin 25 vjeçar, Fahd Ndzengue.

Gabonezi transferohet nga rradhët e AP Brera të Strumicës dhe pritet të jetë përforcim i madh për kuqezinjtë.

Në 16 ndeshje të këtij sezoni, Ndzengue ka shënuar 8 gola dhe 2 asiste, ndërsa 6 gola regjistroi sezonin e shkuar.