Sporti

Yusuf Demiri i Barcës poshtëroi lojtarin e Stuttgartit, në mënyrë identike si Messi dikur Roberto Carlosin

08/01/2021 09:48
nga:Gazeta Blic

Yusuf Demir i Barcelonës u duk identik si Messi, kur e dërgoi lojtarin e Stuttgartit për një hotdog

Fansat e Barcelonës me arsye kanë filluar të jenë të ngazëllyer për Yusuf Demirin.

18-vjecari u transferua në formë huazimi nga Rapid ëien këtë verë dhe klubi spanjoll e ka opsionin për ta bërë marrëveshjen permanente në të ardhmen për vetëm 10 milionë euro.

Pas paraqitjes impresive të Demir në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Stuttgartit të shtunën, do të ishte befasi e madhe nëse blaugranët nuk e transferojnë atë në baza permanente.

Tinejxheri luajti 90 minuta të plotë në ‘Mercedes Benz Arena’ dhe gjithashtu shënoi golin e parë për klubin në pjesën e parë.

Demir shënoi nga afërsia pas një pune të mirë nga Memphis Depay dhe Antoine Griezmann.

Por goli i Demirit nuk ishte gjëja e vetme që rrëmbeu vëmendje në fitoren kundër Stuttgartit.

Në pjesën e dytë, austriaku i tregoi botës sa i mirë është me topin në këmbë në zonat e gjëra.

Demir e dërgoi një futbollist kundërshtar për hotdog me disa lëvizje brilante dhe ishte gati identike me atë që kishte dhuruar Lionel Messi kundër legjendës së Real Madridit, Roberto Carlos, disa vite më parë.

Shikoni dy videot më poshtë.