Lajme

Yushchenko: “Populli rus është po aq i sëmurë sa Putini “

03/24/2022 11:28
nga:Astrit Gashi

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko ka folur për Vladimir Putinin, luftën e tij për jetë pas atentatit, luftën dhe vuajtjet e Ukrainës, si dhe përgjigjen e Perëndimit ndaj agresionit rus.

Ai me këtë rast tha se Ukrainë aktualisht është duke e zhvilluar luftën e 25-të kundër Rusisë dhe theksoi se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është problem për tërë botën.

“Populli rus është po aq i sëmurë sa edhe Putini, sepse nëse një numër i madh i rusëve votojnë për luftë kundër Evropës, ky është një problem i madh. Unë e kuptoj që ka një grusht njerëzish besnikë, të arsyeshëm, por duhet të themi se jeta në shekullin e 21-të pranë njerëzve të tillë është një provë për të gjithë ne”, theksoi Jushçenko.

Ai më tutje shtoi se Ukraina “sot po bën përsëri luftë kundër pushtuesit të saj mizor, fqinjit të saj mizor dhe shtoi se lufta do të përfundojë në momentin kur Ukraina të dëbojë uashtarin e fundit rus nga territori i saj.

I pyetur për sa kohë mund t’i rezistojë Ukraina agresionit rus, Yushchenko u përgjigj me një kundërpyetje: “Sa mund të durojë Evropa?”.

“Është një sprovë për çdo komb, por Ukraina është e bashkuar sot dhe në atë unitet e lufton armikun. Është e qartë se sot kemi një solidaritet ndërkombëtar, i cili nuk ekzistonte 10 apo 20 vjet më parë. I saktë do të ishte interpretimi se e gjithë bota po punon kundër Rusisë sot, sepse ky është ideali i fashizmit që u shfaq në shekullin e 21-të”, tha Yushchenko.