Komentet e fundit anti-semitike të Kanye Westit u bënë për të shkuar në adresë të rivalit të tij në rep, Drake-t, sipas Malik Yusefit.
Reperi dhe poeti amerikan e bëri këtë pohim në podkestin Rap Today With Francis të hënën.
“Mendoj që ato ishin për Drake-n. Këtë e mendoj unë”, ka thënë Yusef.
“Nuk mund të thuash se për kë të tjetër ishin ato fjalë. Unë kurrë nuk kam punuar direkt me Draken sepse Kanye ma kishte kërkuar të mos e bëja”.