Lajme

Yulia Navalnaya pas sulmit në Moskë: Të përfshirët në këtë krim, të sillen para drejtësisë

03/22/2024 21:07
nga:Y I

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka shprehur ngushëllimet e saj për viktimat e sulmit të sotëm, duke e quajtur atë një “makth në Crocus”.

“Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë krim duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë”, shkroi ajo në X, dikur Twitter.