Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar shpenzimet e Qeverisë për importin e energjisë elektrike dhe shtesa të votave, duke i quajtur ato si para të fëmijëve të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ajo ka shprehur shpresën që votuesit e Vetëvendosjes të kuptojnë, siç tha, mashtrimin.
“Çdo para për import të rrymës e çdo para për shtesa 100she për vota, është para e fëmijëve të Kosovës.
Shpresoj ta kuptojnë mashtrimin edhe votuesit e VV-së”, shkruan Ymeri.


