Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me situatën energjetike në vendin tonë.
Ymeri tha se aktualisht situata me energjinë elektrike është në gjendje të rëndë me dy blloqe me zero gjenerim nga 5 blloqe sa ka Kosova.
Ajo theksoi se edhe nëse KEK do të kishte prodhim 100% nuk do të arrinte të mbulonte kërkesën dhe se rëniet e këtij fillim viti tregojnë mungesë strategjie dhe pasoja vjetore.
“Aktualisht situata me energji elektrike është në gjendje të rendë me dy blloqe me zero gjenerim nga 5 blloqe ose njeri gjeneruese sa ka Kosova.Tash KEK edhe me prodhim 100% nuk i arrin të mbuloj kërkesen po me keto reniet e ketij filim viti tregon një mungese edhe te strategjise por edhe pasoja vjetore” tha Ymeri në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Sa i përket rritjes së çmimit të rrymës, Ymeri, tha se duhet subvencionim i importit për shkak se popullata nuk mund të quhet fajtor per avarite në KEK.
“Subvencionimi i importit për shkak se popullata nuk mund të quhet fajtor per avarite në KEK edhe importin e kerkuar per te mbuluar ngarkesen. Po ashtu planifikim vjetor i importit ku dihet importuesi, sasia, cmimi, koha’ tha Ymeri.
Aktualisht ka dalë nga funksioni Blloku 1 i Termocentralit Kosova B dhe furnizimi me ngrohje po zhvillohet me kapacitet të reduktuar.
Në lidhje me këtë situatë ekspertja e energjisë, Ymeri, tha se situata me rënien e B1 tregon për kolaps energjitik në KEK dhe sektorin energjitik në Kosovë.
“Situata me rënien e B1 shit qysh edhe e kemi thënë më herët tregon për kolaps energjetik në KEK edhe sektorin energjetik në Kosove” tha Ymeri për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


