Lajme

Ymeri: Si mund të jetë i pavarur sektori i energjisë, ku vëllai i Kurtit është në zyrën ku bëhet bilanci

04/21/2026 12:05
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka ngritur dyshime për përfshirjen e Kurtit më dallavere me energjinë.

Ajo e ka akuzuar pushtetin e VV’së duke thënë se e ‘’ka gllabëruar’’ sektorin e energjisë.

‘‘Energjia elektrike këtë vit është shty, por nuk do të thotë se nuk rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kalum nuk kemi pas shkak që me pagu rritjen e energjisë elektrike, ka qenë keq menaxhim i sektorit elektroenergjetik. Ky pushtet e ka gllabëruar komplet sektorin e energjisë elektrike. Ku mund të jetë një sektor i pavarur kur në zyrën kur flitet, ku bëhet edhe tregtia e energjisë elektrike, ku është bilanci, është edhe vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyre’’, ka thënë ajo mes tjerash.