Lajme

Ymeri: Polarizimi është natyra politike e Vetëvendosjes

12/20/2025 22:44
nga:Sh R

Analisti Visar Ymeri, në emisionin Debat Plus, ka kritikuar ashpër gjuhën politike të Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti nuk e ndryshon as diskursin dhe as polarizimin.

Sipas Ymerit, polarizimi nuk është rastësi apo taktikë e përkohshme, por pjesë thelbësore e identitetit politik të Vetëvendosjes.

“Sepse nuk e ndryshojnë këta gjuhën, nuk e ndryshojnë polarizimin, sepse polarizimi është natyra politike e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se ndryshimet eventuale që mund të bëhen nga kjo parti nuk prekin thelbin e konceptit të saj politik, por vetëm elementet që mund të shihen si pengesë për ruajtjen e pushtetit.

“Nuk mundesh me heq dorë prej konceptit politik. Ti heq prej atyre që të bëhen pengesë për me mbajt pushtetin, por jo prej thelbit”, ka thënë Ymeri.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të debatit për klimën politike dhe gjuhën e përdorur nga subjektet politike në Kosovë, veçanërisht në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike dhe zgjedhore.