Analisti Visar Ymeri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se personi që beson më së paku në demokraci është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Nëse përnjemend duam të diskutojmë ku po shkon vendi dhe a është mirë nga ku po shkon vendi duhet t’i diskutojmë këto tri shuarje të mëdha”, ka thënë Ymeri dhe sipas tij një nga këto shuarje është VV-ja.
“Vetëvendosjen s’mundemi me kthy, mirëpo politikën dhe qeverisjen ne s’kemi qare pa e rikthyer në Kosovë nëse duam të kemi një vend demokratik. E këtu i vetmi njeri që flet për demokraci është ai që beson më së paku dhe ai është kryeministri Kurti”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij, kreu i ekzekutivit gjithë ditën flet se si Kosova është vend demokratik dhe se sipas Ymerit vet pikënisja e tij është autoritare.


