Lajme

Ymeri për koston e ndaljes së Bllokut A5: Dëm financiar rreth çerek milioni euro në ditë

02/02/2026 21:48
nga:Genita C

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me ndaljen e Bllokut A5 për sanimin e rrjedhjeve të ujit, duke theksuar se kjo ndalesë po i kushton Kosovës afër çerek milioni euro brenda 24 orëve, raporton GazetaBlic.

Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

Sipas saj, me ndaljen e prodhimit prej rreth 125 MWh, vendi detyrohet të blejë energji në bursa ndërkombëtare me çmime të larta, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare.

Ymeri paralajmëroi se këto kosto po rëndojnë të ardhmen ekonomike të vendit, në një kohë kur qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike.