Lajme

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi

08/07/2026 13:56
nga:L J

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për zhvillimet rreth konstituimit të institucioneve, duke kritikuar mundësinë që seanca e radhës të mbahet gjatë natës.

“Në pamundësi me zhbë këtë shtet, Lëvizja VETËVENDOSJE! detyrohet me thirr seancën e radhës natën. Po që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i radhës, si opsion i vetëm është Sheshi”, ka shkruar Ymeri në një postim në rrjetin social, Facebook.