Analisti Visar Ymeri ka thënë se nëse kryeministri Kurti nuk ka pasur aftësi ose mundësi me lexua situatën gjeopolitike vitin e kaluar se çfarë po ndodh, nëse ai nuk ka ditur të lexoj as procesin e dialogut, është tmerruese sepse sipas tij nuk ka siguri se ai as tani nuk është duke ditur ta lexoj siç duhet.
Ai tutje ka thënë se kemi tre Albina në raport me dialogun.
“Në vitin 2021 nuk merrem me dialogun e sotshëm se nuk është urgjente, më 2022-tën marrëveshje me njohje dhe vetëm pa ‘Zajednicë’, më 2023-tën marrëveshje pa njohje dhe me ‘Zajednicë’ “, ka thënë Ymeri.
Pra në të tri vitet kemi të bëjmë me ‘Albinin si kryeministër’ e jo si opozitar, është shprehur ndër të tjera analisti Ymeri.


