Visar Ymeri, ish-bashkëpartiak i kryeministrit Kurti, thotë se Kosova duhet t’i pranoj kërkesat e perëndimorëve për të gjetur paqe e siguri të përhershme.
Ai thotë se Kurti po e mendon vetëm pozitën e vetë dhe atë se si të dalë mirë nga kjo situatë.
“Prandaj sjellja e tij ka dimension të ngushtë egoizmi meqë po e mendon vetëm pozitën e vet dhe atë se si ai do të del mirë nga kjo situatë (mendim ky i ngushtë elektoral dhe në raport me popullaritetin personal). Prandaj kërkesat duhen pranuar dhe Kosova duhet ta mendoj seriozisht jo vetëm shtensionimin e situatës ekzistuese për edhe cilat janë masat që sigurojnë paqe të përhershme brenda vendin e integrim të plotë të komuniteti serb në jetën politike, shoqërore e ekonomike të vendit”, tha ai në një përgjigje për Front Online.
Sipas Ymerit përjashtimi nga stërvitjet ushtarake Europe Defender ’23 është një nga pasojat më serioze për FSK-në.
“Tashmë pasojat jemi duke i pa. Përjashtimi nga Europe Defender ’23 është një prej pasojave serioze për FSK-në dhe Kosovën. Z. Eskobar e tha një gjë shumë qartë: nëse KM Kurti u thotë jo propozimit të BE-së i cili mbështetet plotësisht nga ShBA, Britania e Madhe dhe vendet anëtare të BE-së, nënkupton se Kosova nuk don të bashkëpunojë me aleancën tejoqeanike”, tha ai.


