Për mosfunksionimin e Kuvendit, një ish- drejtues i Vetëvendosjes, po e fajëson pikërisht shumicën parlamentare për këtë gjendje.
Visa Ymeri, thotë për “Expose” se është përgjegjësi e shumicës parlamentare- në këtë rast Vetëvendosjes që udhëheq me qeverinë që ta siguroj kuorumin dhe të siguroj funksionalitetin e Kuvendit.
“Unë mendoj e tërë legjislatura ka qenë problematik në kuptimin e korumit. Në një situatë kur është pritur së paku do të ketë një rend pak më shumë në Kuvend, për shkak se njëra parti politike që ka qeverinë e ka dhe shumicën në Kuvend, që nuk ka qenë me herët e kemi parë vazhdimisht, shumica është përbërë prej koalicionit të partive të cilat jo domosdoshmërisht dhe gjithë njëherë kanë pasur pajtueshmëri njëra me tjetrën. Ndërkohë që tani do të duhej të ishte e kundërta. Problemet më të mëdha që kemi pasur është në këtë seancë pra me grupet e deputeteve mazhorancës të cilët kanë qenë dhe kanë pasur qëndrime të ndryshme, por dhe në përgjithësi mos kujdesi dhe pa përgjegjësia për të marr pjesë në seancë për të kontribuar dhe votuar. Mendoj që kjo mendësia politike e re e LVV-së, një parti e cila po bashkonë njerëz të qëndrimeve absolutisht jo vetëm të ndryshme por dhe përjashtues njëra me tjetrën, e ka shkaktuar një kakofoni ideologjike brenda partisë, njërën anë dhe një dështim në funksionalitetin e Kuvendit në përgjithësi. Kjo duhet ti faturohet si dështim partisë në pushtet, Kryeministrit dhe pasi që ai është kryetar i kësaj partie, dhe Kryetarës së Grupit Parlamentar, e cila asnjëherë nuk ka arrit t’i bëj bashkë deputet e grupit parlamentar e përgjithësia kryesore e Kryetarit të Grupit Parlamentar është, që të sigurojë këtë kohezionin dhe përgjithësinë dhe mobilizimin deputetëve për çështje të caktuar”, shprehet ai.
Ymeri për Expose vlerëson se janë dy probleme lidhur me Kuvendin.
“Në njërën anë ne kemi pasur dy lloje probleme, njërën anë kemi probleme në Kuvend, me një qeveri qartas e cila për shumë gjëra që i mbron si qeveri nuk po mund me i bindë deputetët e vet, dhe pastaj vazhdimisht e kanë këtë insistimin që të fajësohen deputetët e opozitës. Nuk mendoj që është përgjithësia e opozitës, natyrisht që deputetët e opozitës kanë përgjithësi si deputet por nuk është përgjithësia e tyre që të sigurohet korumi për shkak se ajo do të duhej të ishte përgjithësi e mazhorancës”, potencon ai.
Ymeri e sheh të çuditshme edhe sjelljen e kryeministrit ndaj Kuvendit, duke e bojkotuar atë.
“Në radhën e dytë kemi sjellje shtesë shumë të çuditshme nga kryeministri, kemi pasur dhe bojkot të seancës nga mazhoranca, që nuk është diçka që pritet nga mazhoranca zakonisht opozitat bëjnë veprime të tilla. Pastaj kemi pasur dhe këtë refuzimin e Kryeministrit dhe disa ministrave që t’iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve, që unë mendojë që është shkelje e rregullores së Kuvendit, por dhe përgjithësisë kushtetuese që Qeveria e ka për të dhënë llogari Kuvendit. Në anën tjetër e kemi dhe te draftimi i ligjeve, shihet që nuk ka fare kujdes për rendin kushtetues dhe përparimin kushtetues, për ndërlidhshmërinë mes të ligjeve të ndryshme që po vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese, si shkelje dhe tejkalim i kompetencave kushtetuese të Qeverisë. Përgjithësisht e kemi një mendësi politike e cila nuk e çanë kokën në domosdonë e integritetin institucional por për më shumë për qëllime politike”, deklaron analisti Visar Ymeri./Gazeta Blic/


