Analisti Visar Ymeri, i ka vlerësuar 6 kushtet e kryeministrit Albin Kurtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këto kushte, sipas tij, Kurti i ka vendosur për ta themeluar Asociacionin.
Sipas analisti kjo është rruga e vetëm që e shpien Kosovën përpara e këtë Ymeri ka thënë se Kurti e ka të qartë.
“Kurti e ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç se ta bëjë Asociacionin. E shpresa e të gjithë neve është se kjo do t’i hap rrugë përfundimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. e poashtu shpresa jonë është që do të jetë në dobi të Republikës së Kosovës ky përfundimi i dialogut”, ka deklaruar Ymeri.
Ndërsa ai ka thënë se opozita është duke e përkrahur se janë të informuar që nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj edhe sipas tij kjo është arsyeja pse opozita është kaq racionale.
“Qasjen e tyre e kanë në mbrojtje të interesave shtetërore sesa në luftën politike ditorë ndaj kryeministrit”, ka përfunduar ai.


