Showtime

Yllin dhe Noizy publikojnë “Alkool”

06/09/2022 22:27
nga:G B

“Alkool” quhet kënga e re e Yll Limanit që ai e ka realizuar në bashkëpunim me reperin Noizy

Yll Limani dhe reperi Noizy kanë publikuar sot këngën e tyre më të re “Alkool”, një këngë kjo që erdhi në një moment jo edhe aq të përshtatshëm për Noizyn, lokali i të cilit u sulmua në Durrës – pas një rrahje që ai pati me reperin Cllavio.

Megjithatë, “Alkool” ka tërësisht tjetër mesazh nga rasti në fjalë.

Ajo është një këngë dashurie me ritëm veror, e ku dyshja i këndojnë në mënyrë melankolike dashurisë.