Showtime

Ylli ndalë koncertin për të respektuar ezanin

06/21/2022 15:36
nga:Genita C

Në rrjete sociale prej disa ditësh po qarkullon një video e këngëtarit Yll Limani.

Ai shihet teksa ndalon performancën e tij në një prej koncerteve për një arsye të fortë.

Në videon e ndarë, këngëtari shihet të pauzojë tërësisht në skenë deri në mbarimin e ezanit nga hoxha në xhaminë pranë.

Veprimi është komplimentuar në rrjete sociale nga ndjekësit.