Sporti

Ylli mposht Rahovecin dhe kalon për herë të parë në histori në finale të “Play Offit”

05/04/2021 21:59
nga:Lorik J

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në finale të “Play Offit” të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli ka mposhtur Rahovecin në ndeshjen vendimtare të gjysmëfinales së Play Offit me rezultatin 72-85, shkruan GazetaBlic Sport.

Basketbollisti më efikas i takimit ishte Darrel Davies i Rahovecit me 29 pikë, kurse tek skuadra e Yllit shkëlqeu Elyjah Clark me 28 pikë.

Ylli fitoi tre herë në gjysmëfinale të Play Offit, kundrejt 2 fitoreve të Rahovecit, me ç’rast siguroi finalen e madhe.

Pas suksesit në Ligën Unike, Ylli tani shkruan historinë duke shkuar në finalen e madhe për herë të parë në histori të klubit.

/GazetaBlic Sport