Sporti

Ylli kroat: “Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë”

06/06/2021 18:06
nga:E K

Kroacia do të përballet me Belgjikën në ndeshjen miqësore para fillimit të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Belgjikës.

Ai tha se do të bëjnë më të mirën për t’a ndalur Lukakun pasiqë ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë, padyshim që unë e ndjek atë pasi ai është shok lojtarëve të kombëtares sonë Brozovic dhe Perisic. Unë kam vetëm fjalë të mira për të. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe është shumë e vështirë të mbroheni kundër tij, por ne do të bëjmë më të mirën për ta ndaluar atë”, tha Vida.

/GazetaBlic Sport/