Sporti

Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë të shkurtit ndaj Sevillas

02/02/2026 11:09
nga:G B

Pasi fitoi çmimin si lojtari i muajit në Laliga, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është gati për të ndihmuar skuadrën të dalë nga pozitat e rrezikut për rënie nga elita.

Skuadra e Mallorcas e pret Sevillan, në një ndeshje ku fitorja është obligative, që mund ta dërgonte ekipin tre pozita më lart në tabelë.

E për këtë, normalisht që duhet ndihma e Muriqit, i cili ka qenë i shkëlqyeshëm këtë sezon me 14 gola deri më tani, me vetëm Mbappen para tij, që i prin listës.

Kjo sfidë e mbyll xhiron e 22-të në Laliga dhe transmetohet në platformën më të madhe televizive, Artmotion, në kanalin Sport1, me fillim prej orës 21:00.

May be an image of ‎soccer, football and ‎text that says '‎သ၀ លត CI اعع_له ART 4 MOTION E HEmE 21:00•Sport1 21:00 Sport1 Mallorca ลต リ LALIGA Sevilla THE POWER OF OUR FOURFUTBOL O FÚTBOL‎'‎‎