Manchester United ka konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus.
Portieri anglez, Dean Henderson para 3 javësh ka dal pozitiv me COVID-19, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi anglez ka konfirmuar se anglezi ende po përballet që të shërohet nga lodhja e marrë nga virusi.
Me këtë rast, Dean Henderson do t’i humbas përgaditjet parasezonale në Skoci.
“Dean Henderson do të humbasë kampin stërvitor të Manchester United në Skoci, ndërsa ai vazhdon shërimin e tij nga lodhja e zgjatur pasi u infektua me COVID-19 tre javë më parë.
“Ai pritet të kthehet përsëri në stërvitje së shpejti”, shkruan Manchester United në komunikatën zyrtare.
Wishing you a safe and speedy recovery, @DeanHenderson ❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 2, 2021
/GazetaBlic Sport/


